Shoqata “Kif Liria” nga Suedia, ka dhuruar një donacion me pajisje mjekësore për Komunën e Podujevës, transmeton Kosova Post.
Vlera e këtij donacioni, sipas aktivistëve të kësaj shoqate, shkon në qindra mijëra euro.
Lulzim Hasani, me origjinë nga ky qytet, i cili jeton dhe vepron në Suedi, ka njoftuar opinionin publik për këtë aktivitet.
“Falënderoj Fitim Haziri për bashkëpunim që ma mundësoi që ky donacion qindra mijëra euro me pajisje mjekësore të vijë në Podujevë. Si qytetar nga Podujeva qe jetoj në Suedi, ndihem shumë mirë kur mund ta ndihmojmë vendin tonë me çkado që mundemi” – ka shkruar ndër të tjera Hasani në ll0garinë e tij në rrjetin social Facebook.
Qytetari Lulzim Hasani, i cili deklaron se ka qenë iniciatori për realizimin e këtij aktiviteti, ka shtuar se ndihet i kënaqur, në rastet si këto, kur i epet mundësia ta ndihmojë vendlindjen e tij:
“Faleminderit Shoqatës Kif Liria me drejtor Xhafer Balaj, për aksionet e mëdha humanitare në ndihme për vendin tonë, Kosovën!”/KosovaPost/