Shërbimi Spitalor Klinik dhe Universitar i Kosovës (ShSKUK), ka bërë të ditur se 121 pacientë janë duke marr tretman mjekësor nga COVID-19. Prej këtyre pacientëve 67 janë në oksigjeno-terapi dhe 7 të tjerë, në mjekim intensiv, transmeton Kosova Post.
Ky është raporti i plotë i ShSKUK-së për 24 orët e fundit:
ShSKUK: 121 pacientë nga COVID-19
Në Shërbimin Spitalor Klinik dhe Universitar të Kosovës, në trajtim mjekësor nga COVID-19, janë 121 pacientë, 67 prej tyre me oksigjeno-terapi dhe 7 në mjekimin intensiv qendror, në gjendje të rënduar shëndetësore.
Numri i pacientëve sipas klinkave COVID-19 dhe spitaleve të përgjithshme
Klinika Infektive, 24 pacientë
Klinika Infektive II ( Mjekësi Sportive) 8 pacientë
Klinika e Pulmologjisë, 32 pacientë post-covid-19
Mjekimi Intensiv në Klinikë Infektive, 3 pacientë
Spitali i Prizrenit, 11 pacientë
Spitali i Pejës, 6 pacientë
Spitali i Gjakovës, 4 pacientë
Spitali i Gjilanit, 10 pacientë
Spitali i Mitrovicës, 10 pacientë
Spitali i Ferizajt, 13 pacientë