Ka rënë ndjeshëm numri i pacientëve që po trajtohen nga Covid-19, në Shërbimin Spitalor Klinik dhe Universitar të Kosovës.
Bazuar në raportimet e klinikave Covid-19 të QKUK-së dhe spitaleve të përgjithshme, vërehet rënie e ndjeshme e numrit të rasteve që po marrin trajtim spitalor.
Në trajtim mjekësor janë 319 pacientë, 265 nga ta me oksigjeno-terapi dhe 45 në gjendje të rënduar shëndetësore.