Shtatë burra janë rrahur mes vete në Obiliq.
Sipas raportit të policisë, njëri nga ta ka pranuar tretman mjekësor dhe më pas është liruar.
“Pas një mosmarrëveshje janë përfshire në një rrahje shtatë meshkuj kosovarë. Lidhur me rastin, njëri nga të përfshirët në rrahje ka pranuar tretman mjekësor dhe më pas është liruar. Me vendim të prokurorit rasti shkon në procedurë të rregullt”, thuhet në raportin 24 orësh.