Qeveria amerikane shpreson tek ndihma e pediatërve dhe mjekëve familjarë, për sa i përket vaksinimit të fëmijëve të grupmoshave 5 deri në 11 vjeç, me vaksinën anti COVID-19, transmeton Kosova Post.
Sipas rrjetit të njohur amerikan CNBC, faza e parë pritet të fillojë nga muaji tjetër. Kështu të paktën ka deklaruar Jeff Zients, koordinator përgjigjës për pandeminë COVID-19, në kuadër të Shtëpisë së Bardhë.
Shtëpia e Bardhë u ka kërkuar guvernatorëve të regjistrojnë pediatër dhe ofrues të tjerë në programet e vaksinimit në mënyrë që ata të fillojnë të administrojnë terapi sapo dozat të autorizohen nga rregullatorët amerikanë për përdorim tek fëmijët e vegjël, u tha Zients gazetarëve.
Zyrtarët federalë të shëndetësisë kanë kërkuar gjithashtu nga shtetet që të planifikojnë të zbatojnë fushata sensibilizuese dhe edukuese, tha Zients, dhe të sigurojnë që vendet e vaksinimit Covid të jenë të disponueshme në zonat me “cenueshmëri të lartë shoqërore” dhe në zonat rurale./KosovaPost/