Në Gjirokastër është hapur Muzeu Kadare. Deri më tani shtëpia e shkrimtarit të madh nuk kishte investimin e duhur për Muze nga ana e autoriteteve, ndërsa interesi i vizitorëve ka qenë i lartë.
Kjo banesë në lagjen historike të Gjirokastrës, nuk do të jetë më vetëm shtëpia e Ismail Kadaresë.
Tanimë ajo është Muzeu Kadare.
Banesa e gjeniut të letrave është rikonstruktuar së fundmi.Në mure, mund të gjenden të shkruara pjesë të librave të tij.
Gjatë vizitës nëpër dhoma të ndryshme mund të dëgjohen gjithashtu shkrimet e Kadaresë.
Turistët në këtë Muze kanë qenë të shtumtë që prej hapjes së tij, 2 javë më parë.
“Fundjavat kanë qenë me vizitorë shqiptarë më tepër por të huajt vazhdojnë të jenë prezent në Gjirokastër dhe pse jemi në vjeshtë. Më tepër kemi pasur vizitorë gjermanë, francezë, austriakë që kanë lexuar librat e Kadarësë.”
Ismail Kadare lindi në këtë shtëpi në 28 janar të 1936, ndërsa ndër shkrimet e tij më të famshme lidhen me Gjirokastrën, qytetin ku ai lindi./oranews