Policia njofton se ka ndaluar një shtetase serbe e cila ka tentuar të hyjë në Kosovë në mënyrë ilegale.
E njëjta është ndaluar nga policia dhe është dërguar në gjykatë në procedurë të shpejtë.
“Është raportuar se një femër me shtetësi serbe ka hyrë në Kosovë në mënyrë ilegale, e njëjta është ndaluar nga policia dhe është dërguar në gjykatë në procedurë të shpejtë”, thuhet në raportin 24 orësh të Policisë së Kosovës.