Një zyrtar i Shërbimit Federal të Sigurisë Ruse (FSB) konfirmoi sot informacionin e CNN se Shtetet e Bashkuara ishin të përfshira në përpjekjen për të rrëmbyer anëtarët e grupit Wagner në Bjellorusi.
“Ne konfirmojmë plotësisht informacionin e publikuar nga kanali televiziv CNN, ata në mënyrë shumë objektive paraqitën rolin e CIA -s në përgatitjen dhe ekzekutimin,” tha ai në konferencën për shtyp, raporton agjencia Tass.
Zyrtari i FSB, tha se CNN tregoi se ishte një operacion i përbashkët me GUR (Drejtoria e Përgjithshme për Inteligjencën), Ministrinë e Mbrojtjes të Ukrainës dhe SBU, dhe se ata kanë dhënë informacion informacion të besueshëm.