Seanca e Kuvendit të Kosovës, e paparë të mbahet në orën 11:00, është shtyrë për në orën 13:00.
Vendimin e mori kryeparlamentari Glauk Konjufca.
Ky tha se këtë po e bën për shkak se mazhoranca nuk i ka numrat tash për tash, për të miratuar vazhdimin e masave emergjente të energjisë elektrike.
Shtyerja e seancës u kundërshtua nga partitë opozitare, PDK, LDK e AAK.