Ndalimi do të hyjë në fuqi deri në fund të tetorit, transmeton Kosova Post.
Shumica e vendeve të Organizatës për Bashkëpunim dhe Zhvillim Ekonomik (OECD) kanë rënë dakord të ndalojnë mbështetjen e kredisë së eksportit për termocentralet me qymyr, si mbështetje e përpjekjeve për të adresuar ndryshimet klimatike dhe në kontekstin e afrimit të COP26, bëri të ditur OECD, shkruan AA.
Sipas organizatës, vendet pjesëmarrëse janë Australia, Kanadaja, vendet e Bashkimit Evropian, Japonia, Koreja e Jugut, Zelanda e Re, Norvegjia, Zvicra, Turqia, Britania dhe SHBA-ja.
Ndalimi pritet të përfshijë termocentralet e reja me qymyr pa objekte operacionale të ndalimit, shfrytëzimit dhe ruajtjes së karbonit (CCUS).
Ai gjithashtu do të mbulojë termocentralet ekzistuese me qymyr, përveç nëse qëllimi i pajisjeve të ofruara është zvogëlimi i ndotjes ose CO2 dhe pajisjet e tilla nuk zgjasin jetën e dobishme ose kapacitetet e termocentralit, ose nëse nuk janë për rikonstruksion për instalimin e CCUS.
OECD tha se ndalimi pritet të hyjë në fuqi deri në fund të tetorit 2021.