Osmani ka publikuar një fotografi në Facebook me Gërvallën, duke konfirmuar bashkëpunimin e tyre, përcjell Kosova Post.
“Si çdoherë, bashkë”, ka shkruar Osmani sipër fotos.
Gërvalla pritet të përfshihet në listën e kandidatëve për deputetë nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje, me të cilën ka marrëveshje Vjosa Osmani.
Gërvalla ishte kryetare e degës së LDK-së në Gjermani në periudhën 2015-2018.