Ulcera peptike apo siç njihet në popull – i thati në lukth, formohet kur mbështjellësi i brendshëm i lukthit (duodeni) hollohet. Duodeni ka për detyrë ta mbrojë lukthin nga lëngjet tretëse acidike.
Ulcera peptike në lukth quhet ulcerë gastrike, ndërsa, nëse ulcera peptike ndodhet në duoden quhet ulcerë duodenale.
Ekzistojnë disa faktorë që rrisin rrezikun e shfaqjes së ulcerave peptike:
pirja e duhanit
konsumimi i alkoolit
stresi konstant
ushqimet pikante
konsumimi i tepruar i kafeinës
infekcioni me Helokobakter Pyllori
përdorimi afatgjatë i disa barnave si: antiinflamatorët jo-steroid (NSAID) ku bëjnë pjesë: aspirina, ibuprofeni, naproxeni, etj.
Dhimbja djegëse në lukth është sipmtoma më e shpeshtë e ulcerës peptike. Ju mund të ndjeni dhimbje kudo që nga kërthiza e deri në gjoks (heartburn).
Dhimbja shpesh:
Fillon para bukës ose gjatë natës, kur stomaku është bosh
Ndalon apo qetësohet pasi ju të hani apo të përdorni antacide.
Vjen dhe largohet për disa ditë ose disa javë.
Simptoma tjera të ulcerës peptike janë:
Humbja e apetitit
Humbja e peshës
Mundimi dhe vjellja, në raste të rënda vjellja mund të jetë edhe me gjak dhe në dukje me ngjyrë të mbyllët.
Fryerje e barkut
Refluks i acidit të lukthit, ndjenjë e djegies në fyt
Ndjesi e djegies në gjoks
Gogësima
Jashtëqitje me ngjyrë të zezë
Shenja të anemisë: lodhje, zbehje, vështirësi në frymëmarrje.
Edhe nëse simptomat tuaja janë të buta, ju mund të keni ulcerë peptike. Duhet ta vizioni mjekun për të biseduar rreth simptomave që keni.