Ish-luftëtari i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës përkatësisht ish-aktvistisi i i organizatave çlirimtare klandestin në Koosvën e okupuar, Hajdin Abazi, teksa ka përkujtuar 38 vjetroin e rënjes heroike të bashkveprimtarëve të tij, Rexhep Mala dhe Nuhi Berisha, ai poashtu ka zbardhur një detaj të veçantë të lidhjes së tij me këtë të fundit, transmeton Kosova Post.
Përmes një postimi në rrjetin social, duke përkujtuar heroit në fjalë, ai ka treguar se si një ditë, derisa ishte në ilegalitet, diku në bodrumin e një shtëpie në Prishtinë, në nëntorin e vitit 1995 kishte rastisur të takohej me një plakë e cila i kishte thurur një xhemper Berishës sa ishte gjallë, e të cilin heroi ia kishte falur këtij.
Berisha e Mala ishin vrarë në natën midis 11 e 12 janar 1984, gati dy vjet para takimit të Abazit me plakën.