Njëri nga pak vendet në rajon që ka hapur dyert për të gjithë turistët, e cila edhe nuk kërkon testin PCR e as kartonin e gjelbër është Shqipëria, transmeton Kosova Post.
Ekipi i emisionit ‘Eksploziv’, TV Prva, ka realizuar një reportazh në bregdetin e Shqipërisë.
Fillimisht ekipi i emisionit ‘Exploziv’, është ndalur në Durrës, ndërsa përshkon plazhin ranor pak më shumë se 22 kilometra.
Ciceroni vendas turistik, derisa flet për plazhin e Durrësit , ai u kujton ekipit televiziv se hyrja në det fillimisht është cekëtinë, prandaj edhe është shumë e rëndësishme për fëmijët, dhe janë kushte ideal të bësh plazh me familje aty.
Në mesin e turistëve nga shumë vende, aty bëjnë plazhe edhe shumë turistë nga Serbia e të cilët thonë se për bregdetin e Shqipërisë kanë dëgjuar vetëm komente pozitive prandaj edhe kanë vendosur të bëjnë pushime. Siç e përshkruan gazetarja, bregdeti me dy dete, me plazhe të shumta e atraktive , janë bërë pasion tradicional i qytetarëve nga Serbia. Ndonëse jemi në kohë pandemia, bregdeti i Shqipërisë ishte atraktiv për pushime verore edhe nga shumë qytetarë të Serbisë, më të frekuentuarat ishin plazhet e Durrësit, Vlorës dhe Sarandës. Edhe këtë vit qytetarë nga Serbia tashmë siç është bërë traditë.
Gazetari i emisionit ‘Eksploziv’ , Durrësin e paraqet si vend me histori pasur e të lashtë. Durrësi gjithashtu është e njohur si qendër turistike për shkak të numrin të madh të plazheve , hoteleve ekite dhe restoranteve të ndryshme.
“Ne kemi vendosur, kemi dëgjuar vetëm komente pozitive, kanë qenë të kënaqur shumë të cilët kanë vizituar më parë” thonë turistët serbë. Ka turistë edhe që pushimet verore po i kalojnë për herë të parë, bazuar në komentet pozitive që kanë dëgjuar për këtë bregdet.
Një turiste tjetër serbe , thotë se ka shkuar për pushime në Shqipëri, sepse ka dëgjuar që është shumë bukur, plazhe të mrekullueshme. ”Jam befasur me atë çfarë kam parë këtu. Nuk kam pritur se do të gjej kështu, jam befasuar për së miri, Gjithçka është bukur këtu’, thotë turistja e cila po bën pushimet verore në plazhet e Vlorës.
Nga Vlora , ekipi televiziv udhëton drejt plazheve atraktive të Sarandës, apo përgjatë plazheve të Detit Jon, ndyshe nga ato më parë që i takojnë rivierës së Adriatikut.
Nuk është aspak për tu habitur, por në Sarandë përveç turistëve serb , atje tashmë ekziston edhe restoranti me ushqime ballkanike , pronar i së cilës është një serb, i cili ka bërë biznese të tilla edhe në Spanjë. /Kosova Post/