IRL ka publikuar edhe një pjesë të hulumtimit për spitalin privat “Zhan Mitrev”. Në këtë episodë del në pah që pacientët e trajtuar në këtë klinikë janë zhvatur me mijëra euro, transmeton Kosova Post.
Zhaneta Saraginova tregon se bashkëshorti i saj në këtë spital, përveç se ka përfunduar tragjikisht, atyre u është bërë edhe mashtrim financiar. Sipas Zanetës, pacienti Sashe Saraginov në spital ka shkuar me bllokim të lehtë të zemrës, ndërsa sipas tyre operacioni nuk ka qenë aspak urgjent, por mjeku i ka rekomanduar që menjëherë të bëhet “by pass”. Ajo shton se pas operacionit Sashe nuk është zgjuar nga gjendja e komës. Bashkëshortes i është thënë se ka pasur disa komplikime dhe kanë pritur 21 ditë që të përballen me kirurgun për të ju treguar se çfarë ka ndodhur.
Përveç kësaj, ajo shton se spitali e ka detyruar që të paguaj një ilaç të shtrejtë 9 000 euro edhe pse ky ilaç sipas marrëveshjes që Fondi i Sigurimeve Shëndetësore ka me spitalin “Zhan Mitrev”, spitali duhej ta blinte vetë sepse është i obliguar që t’i marrë mbi vete harxhimet, nëse gjatë operacioneve të tyre shkaktohen komplikime. Por, në këtë rast duket që spitali ka dashur të ju ikë këtyre harxhimeve./KosovaPost/