Shkruan: Fadil Maloku

Nga gjysma e shek. XIX e këndej, koncepti i politikës si art i së (pa)mundshmes harpëroi në drejtim të zgjerimit të autoritetit dhe kompetencave të veta pothuajse në të gjitha segmentet e jetës shoqërore. Sociologjia e politikës bashkëkohore shpjegon se ajo sot i jep të drejtë vetes të gjykojë për shumë gjësende, të cilat, edhe ashtu, nuk i përkasin domenit të kompetencave të saj morale, siç janë të natyrës, shkencës, religjionit, ekonomisë, etikës, estetikës etj.

1.Kohëve të fundit na rastis shpeshherë që në gojën e së tanishmes politike, që po pretendon të bëhet bartëse kryesore e idesë madhore të realizimit të identitetit shtetëror të Kosovës, e bile edhe trumbetuese e diskursit, i cili do ta kurorëzojë pa dilema të mëdha procesin e bashkimit të shqiptarëve të tërë Ballkanit (!), të konsumohet djallëzisht koncepti “popull”, i cili, në ndërgjegjen kolektive të shqiptarëve të Kosovës, përkundër një niveli të lakmuar të emancipimit, ende frymon me një pietet të veçantë.

2.Në kushtet dhe rrethanat e luftës (sh)përdorimi dhe konsumimi i këtij koncepti, për qëllimet madhore të rimobilizimit, arsyetohej dhe përpihej pa dilema dhe kundërshti të mëdha, për shkak se shërbente si injeksion mobilizues për çlirimin e vendit nga pushtuesi shekullor. Mirëpo, në kushtet dhe rrethanat e një klime më të favorshme për shqiptarët etnikë të Kosovës, (sh)përdorimi tejmase i këtij koncepti, jo vetëm që e irriton masën e “popullit”,po njëkohësisht (sh)përdorimi i tij i mëtejmë vetëm sa e zhvlerëson edhe (sh)përdoruesin, edhe vetë nocionin në të cilën thirret pa frymë manipulanti i klasës politike të pasluftës.

3.E them këtë se ende pa filluar fushata e njëmendët elektorale, për ta pushtuar njëmendësisht hapësirën e nevojave dhe të fuqishme të asaj që shquhet si “fuqi” politike, (sh)përdorimi i këtij koncepti dhe kësaj fjale prodhon konotime të një papjekurie të konsiderueshme, për t’u marrë me politikë. Çka fshihet prapa (sh)përdorimit të këtij nocioni? Së pari, paaftësia e asaj kaste politike që pretendon të merret me profesionin e politikës. Përse themi kështu? Dhe, a është kështu?

4.Përshtypja e revolucioneve populliste, ka dëshmuar se (sh)përdorimi i kësaj fjale, në kushtet dhe rrethanat e një rimobilizimi të përgjithshëm kombëtar, pra një situate populliste, futja e këtij koncepti në terminologjinë e përditshme dhe rrethanave të papërcaktuara dhe të padefinuara të statusit të përgjithshëm të një komuniteti, jo vetëm që është i lejueshëm, por, në realitet, edhe një domosdoshmëri e kohës, pa të cilën as që mund të paramendohen ndryshimet e skicuara më parë nga projektuesit e idesë së ndryshimeve shoqërore. Së dyti, në kushtet dhe rrethanat e një balancimi, e do të thosha edhe sigurimit të një paradispozite elementare të emancipimit, sado-kudo fizik, politik, ekonomik e etnopsikologjik të shqiptarëve të Kosovës (sh)përdorimi i shpeshtë i fjalës “popull”, vetëm sa mund t’i bëjë dëm atij politikani a asaj klase politike.

5.Pse dhe si shtrohet pyetja? Në sistemet me traditë demokratike, ky koncept në terminologjinë e përditshme politike as që figuron. Ai kaherë është zëvendësuar me aplikativitet masiv me termin “qytetar”. Edhe atë jo vetëm për hir të ndonjë kurtuazie politike, a thjesht identifikimi me vlerat dhe standardet e shoqërisë perëndimore, por edhe për shkak se “absorbuesit” a “popullistët” e sotëm tek ne, përgjithësisht tek vendet postkomuniste, e ndjejnë veten më mire dhe më shlirë.

6.Me koncepte neomarkiste dhe neostaliniste, nuk mund të animohet elektorati shqiptar i Kosovës. (Sh)përdoruesi nga mosrefleksiviteti i mjaftueshëm, për ta përballur konsumimin me sukses të këtij koncepti, shpeshherë në “përpjekjet” e tij për ta dëshmuar monopolin naiv ndaj patriotizmit të rrejshëm, bie në pozita e situata qesharake, edhe nga vetë fakti se ai nuk është edhe gjithaq i vetëdijshëm për mënyrën se si e bën këtë punë. Tipat e këtillë, që me çdo kusht mundohen ta përfitojnë disponimin e qytetarëve përmes akteve të “sakrificës madhore dhe heroike të popullit”, harrojnë se me konceptet e tilla të shquara si tipike neomarksiste dhe leniniste, nuk mund të bëhet më animimi i elektoratit shqiptar për zgjedhjet e ardhshme në Kosovë.

7.Ata, në realitet, harrojnë se komunizmi dhe leninizmi, përveç Kinës dhe Kubës, askund nuk figuron në hartat gjeopolitike të botës! Shpjegimi dhe diagnostifikimi sociologjik i diskursit “popullist”, na shtyn të insistojmë se nënkuptojmë masën jo identifikuese dhe amorfe të një substrati pasiv, thjesht kuantitativ, i cili ka nevojë të udhëhiqet ashtu sikurse edhe kopeja! Logjika e shëndoshë na thotë se qytetarët e Kosovës nuk i ngjasojnë as turmës, as substratit pasiv, madje as kopesë.

Përkundrazi, ata, edhe në kohët e një okupimi, diskriminimi e represioni sistematik nuk kishin hequr dorë nga të quajturit e vetvetes komb, d.m.th një veçori dalluese ndaj pushtuesit, por edhe një niveli emancipues, që e barazonte me të tjerët në Evropë.

 

You may also like

Beatrix Ramosaj e tmerruar ndaj veprimit të bërë ndaj familjes së saj (Foto)

Një ditë më parë është publikuar lajmi për