Si ta largojmë erën e keqe të këpucëve? (Foto)

Si ta largojmë erën e keqe të këpucëve? (Foto)

Këpucët të cilat qëndrojnë për orë të tëra gjatë ditës në këmbë fillojnë të mbajnë erë me kalimin e kohës. Kjo gjë ju shqetëson ju dhe ata që ju rrethojnë. Për të siguruar që këpucët të mos mbajnë erë, kujdesi ndaj tyre është shumë i rëndësishëm.

Ja disa nga zgjidhjet efektive për largimin e erës së keqe nga këpucët:

– Lëkura e portokallit njihet për tiparin e saj i cili përdoret si aromë. Kur vendoset brenda këpucës, thith erën dhe lë një aromë të këndshme.

– Vendosni në këpucë pudër bebesh dhe lëkurë limoni dhe sigurohuni që këpucët t’i lini në ambient të hapur. Lërini deri në mëngjes.

– Aroma e lëkurës së mandarinës ka një veçori të mprehtë dhe freskuese. Nëse vendosni një lëkurë mandarine në këpucët tuaja, do të shikoni që era e keqe do të largohet dhe këpuca do të jetë e pastër.

-Mund të vendosni disa karafila në këpucën tuaj. Me aromën e saj të mprehtë dhe të këndshme mund të parandalojë aromat e pakëndshme.

– Hidhni një sasi të vogël pluhur kanelle në këpucë. Prisni deri në mëngjes. Pastroni këmbën para se të vishni këpucët. Aplikoni  krem aromatik ose vazelinë aromatizuese. Këpucët tuaja mund të kenë një erë të këndshme gjatë gjithë ditës.

– Kafja është zgjidhje për gjithçka. Pasi t’i keni bërë masazh këmbëve me kafe, spërkatni pak kafe në këpucë. Për të larguar aromën e keqe mund të duhet të rrinë deri në mëngjes.

– Mund të vendosni nenexhik apo mente në këpucë./Frekuenca