Skuadra angleze Manchester United ka njoftuar se ka ndërprerë reciprokisht kontratën me Cristiano Ronaldon (37), i cili shihet si një nga futbollistët më të mëdhenj të të gjitha kohërave dhe ka lënë gjurmë në historinë e futbollit, transmeton Kosova Post.
Në një deklaratë nga Manchester United thuhet: “Ne e falënderojmë atë për kontributin e tij të jashtëzakonshëm në dy mandatet e tij në Old Trafford, duke shënuar 145 gola në 346 ndeshje, dhe i urojmë atij dhe familjes së tij gjithë të mirat në të ardhmen. “Të gjithë në Manchester United duan të përqendrohen në mbajtjen e skuadrës përpara nën drejtimin e Erik ten Hag dhe të punojnë së bashku për të siguruar sukses në fushë . ”
Ronaldo, i cili u transferua nga skuadra italiane e Serie A, Juventusi te United në gusht të vitit të kaluar, donte të largohej nga ekipi për një kohë sepse nuk i ishte dhënë kapiteni mundësi për të luajtur më shumë, Ronaldon nuk mundi që të bindte trainers që të merrte kohën që donte, dhe pasi që nuk u pajtua u përjashtua nga skuadra nga trajneri i ri Erik ten Hag.