Një rrahje mes disa personave dyshohet se ka ndodhur mbrëmë rreth orës 23:00 afër qendrës zejtare në Pejë.
Klankosova.tv. ka kontaktuar Fadil Gashin, zëdhënësin e Drejtorisë Rajonale të Policisë në Pejë, i cili ka thënë se policia kur kishte dalë në vendin e ngjarjes nuk ishte askush.
“Mbrëmë rreth orës 20:00 policia është njoftuar se tek qendra zejtare në Pejë ka ndodhur një rrahje. Policia menjëherë iu ka përgjigjur rastit kur ka arritur në vendin e ngjarjes nuk e ka takuar askënd”.
“Policia përmes dëshmitarëve që ishin në vendin e ngjarjes ka mbledhur informacione, ka arritur të identifikojë një person si të dyshuar për përfshirje në rrahje, thuhet se ai ishte nga Vushtrria. Po ashtu është kontaktuar Stacioni i Policisë në Vushtrri dhe janë duke u marrë me identifikimin dhe verifikimin e rastit.Rasti është duke u hetuar”, ka thënë Gashi.
https://www.youtube.com/watch?v=EMYNtwX1ZjM&t=16s