Kryeministri i Kosovës Albin Kurti dhe presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiq, do të takohen sot në Bruksel që njëherësh është edhe takimi i dytë i tyre në dialogun të filluar tash e 10 vite më parë.
Sipas mediave serbe, Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, në këtë takim kryesisht do të insistojë në formimin e Asociacionit të Komunave Serbe.
Përveç, Asociacionit , temë tjetër e cila do të diskutohet sipas mediave serbe sot në Bruksel , është edhe çështja e personave të zhdukur, sikur edhe sulmet ndaj të cilave serbët janë të ekspozuar pothuajse çdo ditë në Kosovë.
Drejtori i Zyrës për Kosovë, Petar Petkoviq, ka deklaruar se asociacioni nuk është formuar për më shumë se 3,000 ditë, megjithëse është “shpirti i Marrëveshjes së Brukselit dhe themeli rreth të cilit është zhvilluar dialogu “.
“Pa formimin e Asociacionit KPK-së, pa të drejtat kolektive që serbët në Kosovë duhet ti marrin, nuk mund të flasim për ndonjë normalizim të marrëdhënieve. Bashkimi Evropian, si ndërmjetësues në dialog, është gjithashtu përgjegjës për faktin se nuk u themelua asociacioni”, tha Petkoviq, shkruan novosti.
Tutja ka shtuar Petkoviq se pala serbe do të insistoj në çështjen e të zhdukurve. “Ne gjithashtu do të insistojmë në çështjet e të zhdukurve. Beogradi iu përgjigj kërkesave të Prishtinës dhe kërkoi 21 lokacione të dyshuara si varre të mundshme të të zhdukurve, por asnjë nga nëntë pozicionet që Beogradi kërkoi të gërmohet, nuk u bë”, ka thënë Petkoviq./ Kosova Post/