Brazili ka regjistruar më shumë se 4 mijë të vdekur nga Covid-19 gjatë 24 orëve të fundit, shifra më e lartë e viktimave që nga fillimi i pandemisë. Gjithashtu numri i infektimeve vazhdon të mbetet i lartë.
Por presidenti Jair Bolsonaro vazhdon të kundërshtojë idenë e mbylljes për të ndalur shpërthimin e infektimeve. Ai vazhdimisht ka argumentuar se mbyllja do të ndikonte në ekonomi dhe dëmi i bërë nga mbyllja do të jetë më i keq sesa dëmi nga virusi./t.ch