Ditëve të fundit është raportuar për pak raste pozitive me COVID – 19, ndërsa rajoni është duke vuajtur për shkak të numrit të madh të rasteve pozitive, transmeton Kosova Post.
Ministria e Shëndetësisë, sipas të dhënave nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës, informon:
ℹ Në 24 orët e fundit janë dhënë 1.760 doza të vaksinës kundër COVID-19.
ℹ Prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 1.601.129 doza të vaksinës.
ℹ Deri më sot 753.440 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë.
ℹ Nga 1.498 testime,11 qytetarë kanë rezultuar pozitiv me virusin COVID-19.
ℹ Gjatë 24 orëve të fundit, nuk është shënuar asnjë rast i vdekjes
ℹ Sot janë shëruar 16 qytetarë, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 157.605. ℹ Në total numri i rasteve aktive është 400.