Ministria e Shëndetësisë, sipas të dhënave nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës, bënë me dije se në 24 orët e fundit janë dhënë 12.005 doza të vaksinës kundër COVID-19, transmeton Kosova Post.
Këto janë të dhënat e përgjithshme, për sa u përket 24 orëve të fundit:
ℹ Prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 1.419.979 doza të vaksinës.
ℹ Deri më sot 598.551 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë.
ℹ Nga 2.370 testime, 25 qytetarë kanë rezultuar pozitiv me virusin COVID-19.
ℹ Gjatë 24 orëve të fundit, janë shënuar 1 raste të vdekjes.
ℹ Sot janë shëruar 362 qytetarë, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 156.033. ℹ Në total numri i rasteve aktive është 1.335.