Shërbimi Spitalor Klinik dhe Universitar i Kosovës ka bërë një raportim të përgjithshëm të situatës me pandeminë në vend, në një kohë kur shifrat e infektimeve prej javësh tashmë janë në nivele shumë të ulëta.
Në njoftimin zyrtar të Shërbimi Spitalor mësohet se aktualisht në spitale janë të shtruar 42 persona që po marrin trajtim për koronavirus, ku 7 prej tyre janë nga Shqipëria.
Pacientët nga Shqipëria që po trajtohen në Spitalin e Gjakovës, ndërkohë që mendohet se ata kanë shkuar vullnetarisht.
“Në tërë Shërbimin Spitalor Klinik dhe Universitar të Kosovës ( ShSKUK), në trajtim mjekësor janë 42 pacientë, prej tyre 12 të konfirmuar me Covid-19 dhe 32 të tjerë post-covid. Me oksigjeno-terapi janë 12 pacientë, kurse nuk ka pacientë në mjekim intensiv. Në Spitalin e Përgjithshëm të Gjakovës, në trajtim spitalor nga Covid-19, janë 7 pacientë nga Shqipëria”, shkruhet në njoftim.