Në Kosovë aktualisht janë 26.977 raste aktive me COVID-19.
Vetëm gjatë ditës së djeshme u regjistruan 1.283 raste të reja, ndërsa 6 qytetarë humbën betejën me virusin korona.
Ndërkohë, raportohet se janë dhënë mbi 1 mijë doza vaksinash anti-COVID.
“Në 24 orët e fundit janë dhënë 1.239 doza të vaksinës kundër COVID-19. Prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 1.792.775 doza të vaksinës” thuhet në njoftimin e MSH-së.
Njoftimi i plotë:
Në 24 orët e fundit janë dhënë 1.239 doza të vaksinës kundër COVID-19.
Prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 1.792.775 doza të vaksinës.
Deri më sot 808.218 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë.
Deri më sot janë dhënë 88.718 doza përforcuese dhe doza të treta të vaksinës kundër COVID-19.
Nga 6.696 testime, 1.283 qytetarë kanë rezultuar pozitiv me virusin COVID-19.
Gjatë 24 orëve të fundit, janë shënuar 6 raste të vdekjes.
Sot janë shëruar 4.397 qytetarë, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 187.508.
Në total numri i rasteve aktive është 26.977.