Ministria e Shëndetësisë njoftoi dje se në Kosovë janë regjistruar pesë viktima dhe 1 mijë e 140 raste të reja me covid-19.
Siç bëhet e ditur në njoftim, pas testimit të 6,767 mostrave, 16.84 për qind e të testuarve kanë rezultuar pozitivë me sëmundjen COVID-19.
Në 24 orët paraprake 3,624 persona janë shëruar nga koronavirusi.
Kurse raste aktive janë 18,506.
Ndërkaq, sa i përket vaksinimit, autoritetet shëndetësore kanë administruar edhe 1,312 doza të vaksinës kundër koronavirusit.
Deri më tani, në Kosovë me dy doza të vaksinës janë imunizuar 809,228 persona.
Në Kosovë të drejtë vaksinimi kanë të gjithë personat nga mosha 12-vjeçare. Ndërkaq, dozën përforcuese dhe atë të tretë mund ta marrin të gjithë personat nga mosha 18-vjeçare, të cilët para tre muajsh janë imunizuar me dy doza të vaksinës.