Sipas të dhënave zyrtare bëhet e ditur se gjatë 24 orëve të fundit janë regjistruar tri raste me COVID-19 në vend, transmeton Kosova Post.
Ministria e Shëndetësisë, ka publikuar raportin, ku thuhet se gjatë 24 orëve të fundit nuk është raportuar për asnjë person të vdekur teksa janë shëruar 23 pacientë.
Të vaksinuar brenda 24 orëve janë 36 persona teksa numri total i dozave të administruara është 1 milionë e 826 mijë e 287 persona, ku me dozën e parë janë vaksinuar 902 mijë e 403 persona, me dozën e dytë 822 mijë e 59 persona ndërsa me dozën përforcuese janë vaksinuar 101 mijë e 649 njerëz.