Ministria e Shëndetësisë e Republikës së Kosovës, ka shpërndarë raportin ditor të Institutit Kombëtar të Shëndetit Publik (IKShPK-së), ku përsëri figuron një numër mjaft i lartë i infektimeve brenda 24 orëve, shkruan Kosova Post.
Ky është raporti i plotë:
21 Gusht 2021: Ministria e Shëndetësisë, sipas të dhënave nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës, informon:
ℹ Në 24 orët e fundit janë dhënë 22.486 doza të vaksinës kundër COVID-19.
ℹ Prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 687.553 doza të vaksinës.
ℹ Deri më sot 234.731 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë.
ℹ Nga 12.666 testime, 2.279 qytetarë kanë rezultuar pozitiv me virusin COVID-19.
ℹ Gjatë 24 orëve të fundit, janë shënuar 8 raste të vdekjes.
ℹ Sot janë shëruar 325 qytetarë, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 107.025.
ℹ Në total numri i rasteve aktive është 18.287.