Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, i është bashkuar thirrjes së ambasadorit amerikan në Kosovë, Jeffrey Hovenier, për të mos e ecur në këtë shteg, të cilin ai e quajti të rrezikshëm e të panevojshëm.
Rama tha se situata që po ndodh në Kosovë, nuk e ndihmon procesin e normalizimit dhe njohjen e ndërsjellë mes Kosovës e Serbisë.
“Unë bashkohem me ta në apelin për të mos ecur më tej në këtë shteg jo vetëm të rrezikshëm, po edhe krejt të panevojshëm sot, kur bota demokratike e ka vendosur në qendër të vëmendjes dialogun, normalizimin, njohjen e ndërsjellë mes Kosovës dhe Serbisë”, shkroi Rama,