Real Madrid dhe Chelsea janë ndarë në barazim në gjysmëfinalen e parë të Champions League.
Ndeshja e luajtur në ‘Alfredo di Stefano’ të Spanjës nuk ka shkuar më shumë se shifrat 1-1.
Chelsea e nisi mirë sfidën në fillim teksa amerikani Pulisiç kaloi në avantazh blutë falë një forme të lartë të treguar.
Real Madrid u kundërpërgjigj me Benzema që me një kthesë të fortë brenda zonës shkundi portën e kundërshtarëve.
Tashmë mbetet edhe një sfidë tjetër për t’u luajtur në ‘Stamford Bridge’ por barazimi në Madrid shihet si një avantazh i madh për Chelsea-n që e nis sfidën e dytë me barazimin që ka marrë në transfertë dhe golin e shënuar jashtë fushe.