Kryetari i Kuvendit, Glauk Konjufca, u ka thënë deputetëve që ta ndërprejnë seancën e Kuvendit, pasi nuk po votojnë për projektligje.
Dikush nga opozita ka thënë që të votohet Trusti, ndërsa ai duke qeshur ka thënë se nuk ka Trust, pasi nuk po i votojnë projektligjet tjera, andaj po e mbyllin dhe po shkojnë në shtëpi.
“Nëse nuk kalon edhe projektligji tjetër, a e ndërprerjmë krejt seancën se s’ka kuptim. Jo qysh, çfarë Trusti. Po e ndërprerjmë, s’ka Trust, çfarë Trusti. Ose funksionon Kuvendi ose jo, çfarë Trusti. Po e ndërprejmë vëlla edhe ditën e mirë. Mos boni hajgare kështu. Ose qysh du unë ose nuk funksionon Kuvendi a? Jo s’ka kështu. Veç edhe këtë projektligj e votoj edhe po shkojmë ka shpija”, tha Konjufca.