Si pjesë e partneritetit për siguri, Australia do të ndërtojë nëndetëse bërthamore me ndihmën teknologjike të ofruar nga SHBA dhe Britania e Madhe, transmeton Kosova Post.
Por ndaj këtij pakti SHBA-Australi-Britani e madhe, ka reaguar ashpër Franca meqë Australia më parë kishte një marrëveshje për nëndetëse me kompaninë franceze “Naval Group” me vlerë 90 miliardë dollarë.
Ministria franceze e Punëve të Jashtme e përshkroi tërheqjen e Australisë nga ajo marrëveshje si një veprim i trishtë i cili nuk është në përputhje me frymën e bashkëpunimit franko-australian.
“Na goditën me thikë në shpinë. Ne kemi krijuar një marrëdhënie me Australinë të bazuar në besimin. Ky besim është shkatërruar. Unë jam i zemëruar për shkak të përfundimit të kësaj marrëveshjeje,” tha ministri i jashtëm francez Jean-Yves Le Drian për stacionin radio France Info.
Ministri francez theksoi se pret shpjegime nga Australia, por edhe nga Shtetet e Bashkuara.
Një partneritet i ri midis Australisë, Shteteve të Bashkuara dhe Mbretërisë së Bashkuar, i quajtur AUKUS, do t’u mundësojë këtyre vendeve të ndajnë inteligjencën artificiale, nëndetëse dhe teknologji të tjera të përparuara, si dhe të thellojë bashkëpunimin në zgjerimin e aftësive mbrojtëse në Azi e Paqësor.
Një nga nismat e para do të jetë ndihma e Australisë në zhvillimin e një flote të nëndetëseve bërthamore, e cila mund të rezultojë në braktisjen e një marrëveshjeje prej 90 milionë dollarësh me Francën për nëndetëset.
“Kjo ka të bëjë me investimin në burimin tonë më të madh të forcës – aleatët tanë, dhe duke i ndihmuar ata të përballojnë më mirë kërcënimet e sotme dhe në të ardhmen,” tha Presidenti amerikan Joseph Biden, i cili njoftoi për partneritetin gjatë një konference shtypi virtuale me Kryeministrin Australian. Scott Morrison dhe kryeministri britanik Boris Johnson.
Anëtarë të lartë të paidentifikuar të administratës, të cilët i informuan gazetarët për partneritetin, thonë se gjithçka është krijuar për të promovuar paqen dhe stabilitetin në Azi e Paqësor dhe se kjo duhet parë si një sfidë e drejtpërdrejtë për Kinën.
Deri më tani, gjashtë vende, Shtetet e Bashkuara, Kina, Rusia, Franca, India dhe Mbretëria e Bashkuar,- kanë nëndetëse bërthamore.
Nisma për të ndihmuar Australinë të ndërtoj një nëndetëse bërthamore do të zgjasë më shumë se 18 muaj dhe do të përfshijë marina nga të tre vendet, shkruan sputnik. Të tre udhëheqësit theksuan se nëndetëset e reja do të jenë me energji bërthamore, por nuk do të kenë armë bërthamore.sh.o./Kosova Post/