Skandal: Grushtohet gjyqtari në ndeshjen Ferizaj – Fushë Kosova

Skandal: Grushtohet gjyqtari në ndeshjen Ferizaj – Fushë Kosova

Është tensionuar situata në ndeshjen e Ligës së Parë mes Ferizajt dhe Fushë Kosovës.

Një nga futbollistët e Fushë Kosovës grushtoi gjyqtarin kryesor, i cili më pas e përjashtoi futbollistin, raporton Koha.

E gjithë situata u tensionua kur gjyqtari akordoi një indirekt për vendasit.

Kjo ndodhi në pjesën e dytë. Rezultati aktual është 1 me 1.