Lëvizja Vetëvendosje në Vushtrri përmes një njoftimi ka bërë të ditur se dy kandidatët e zgjedhur janë Fjolla Ujkani dhe Besim Muzaqi.
Por kjo degë ka lënë jashtë listës, ish-deputetin Gazmend Gjyshinca i cili në zgjedhjet e kaluara ka marrë afër 20 mijë vota.
“Sot u mbajt Mbledhja Zgjedhore e Këshillit të Qendrës së Lëvizjes VETËVENDOSJE! në Vushtrri, në të cilën u votuan kandidatët për t’u futur në listën për deputetë të Lëvizjes VETËVENDOSJE! në Zgjedhjet e 14 shkurtit. Kandidatët e përzgjedhur nga Këshilli i Qendrës së LVV-së në Vushtrri janë: Fjolla Ujkani dhe Besim Muzaqi”, thuhet në njoftim.