Mentor Shala, Zëvendësdrejtor i Televizionit Publik të Kosovës (RTK), në një reagim publik, ka “guxuar” ta ftoj publikisht për darkë deputeten e listës ‘Guxo’, Doarsa Kica – Xhelili, pasi kjo e fundit e përmendi në një intervistë atë, shkruan Kosova Post.
Deputetja Doarsa Kica – Xhelili, gjatë në një interviste, duke folur për RTK-në, ia përmend emrin edhe Shalës, për ç’gjë i ka mjaftuar këtij të fundit, që të reagojë.
Shala shkruan ndër të tjera se deputetja shumë “ka qef me ma përmend emrin”, e reagimit ia vë edhe një fotografi nga intervista. Ai madje e quan “bukuroshe”, deputeten.
Shala nuk ndalon me kaq, ai arrin deri aty sa e fton për darkë Kica – Xhelilin.
E në fund të reagimit të tij ai e pyet atë, si të ishte prej kohësh një e njohur e tij:
“Kallxom, kur po dalim, Doarsë”.
Deputetja në fjalë gjatë intervistës, ndër të tjera tha se RTK e ndërpreu transmetimin e komisionit në momentin që u përmend emri i Mentor Shalës.
Ky është postimi i plotë i Shalës: