Skandalet nuk e ndalin Volkswagen, ai shënon rekord në përfitime

Skandalet nuk e ndalin Volkswagen, ai shënon rekord në përfitime

Përkundër skandaleve lidhur me manipulimin me gazrat dalës, dhe kërcënimet për ndalesë të automjeteve me motor dizel në Gjermani, Volkswagen vazhdon të mbështes përdorimin e këtyre motorëve.

Drejtori i Përgjithshëm i koncernit VW, Matthias Muller, në një adresim të tij gjatë prezantimit të rezultateve vjetore të kompanisë në Berlin tha se beson për një renesansë të motorëve dizel.

“Jo që shpresoj, por jam i bindur se mororët me dizel do të përjetojnë një renesansë. Motorët e këtillë modernë janë pjesë e zgjidhjes së problemit të mbrojtjes së ambientit dhe nuk paraqesin një pengesë”, tha Muller.

Ai tha se motorët dizel, nxjerrin në atmosferë shumë më pak dioksid-karbon në krahasim me motorët me benzin, për të shtuar se deri në vitin 2020, Volkswagen do të investojë mbi 90 miliardë euro në zhvillimin e motorit me djegie të brendshme, ndërsa për dixhitalizimin dhe ngasjen autonome do të investojë mbi 34 miliardë euro, raporton aa.

Volkswagen prezantoi në Berlin shifrat të cilat përkundër skandaleve të cilat e kanë shoqëruar, flasin për një rekord të përfitimit.

Falë kërkesës së madhe në SHBA dhe Kinë, kompania gjermane në vitin 2017 ka shënuar përfitim në vlerë prej 11.4 miliardë euro, shtatë më shumë nga viti 2016.

Përkundër skandaleve, Volkswagen shënon rekord në përfitime