Ish këshilltari i Kadri Veselit, Blerim Latifi, e ka krahasuar bombardimin e Al Jazera-s dhe AP-së nga ana e Izraelit, me Radio Televizionin e Serbisë (RTS-së), në kohën kur televizioni shtetëror serb, qe bombarduar nga bombat e NATO-s, shkruan Kosova Post.
E tërë bota e ka dënuar këtë sulm ndaj lirisë së shtypit, lirisë së raportimit, duke i përfshirë këtu edhe ShBA-të. Një varg reagimesh kanë ardhur edhe nga Bashkimi Evropian dhe gazetarët nga e gjithë bota. Pengimi në raportim, është konsideruar si i papranueshëm.
Megjithatë, Latifi, i cili tash e sa ditë është rreshtuar pro-Izraelit, ua ka kujtuar ndjekësve të tij se një akt i tillë ka ndodhur dikur edhe në luftën e fundit në Kosovë.
“Edhe NATO e ka pas bo rrafsh me tokë RTS-in e Millosheviqit. A ju kujtohet?” – ka shkruar Latifi.
Shumë qytetarë e kanë kritikuar për këtë qëndrim, ndërsa një ndjekëse e tij e ka pyetur se si ka mundur t’i krahasojë këto media prestigjioze me RTS-në, mirëpo ai nuk i është përgjigjur./KosovaPost/