Përderisa Bekim Jashari dhe kampi i tij ‘Ideali’ nuk kanë marr asnjë gjobë, PDK si subjekt vazhdojnë të gjobiten pa mëshirë ‘gjoja, për mos respektim të masave anticovid në tubimet që ata po organizojnë, ashtu edhe ndaj qytetarëve po shqiptohen gjoba për shkelje të masave anticovid, shkruan Kosova Post.
Vlen të theksohet se asnjëra nga këto dy grupime qoftë PDK apo Lista Ideal e Bekim Jasharit nuk janë duke i përfill këto masa.
Mirëpo ajo që është brengosëse, është fakti se policia këtu po përdor standarde të dyfishta.
Kujtojmë se ditë më parë u raportua se me ndikimin e Bekim Jasharit u largua nga detyra komandanti i policisë Basri Durmishi, për të vendosur Muhamet Kajtazin, njeriun i cili i shkon përshtati Bekim Jasharit.
Mbetet të shihet nëse inspektorati i Policisë së Kosovës do të ndërmarr masa ndaj komandantit dhe këtyre policëve të cilët po aplikojnë standarde të dyfishta në Skenderaj.