Shkruan Ali Dula:
Çka lypin vota serbe për të deklaruarën boshnjake, Adrijana Hodzić?!
Boshnjakja Adrijana Hodzić me subjektin e saj “Ujedinjena Zajednica” merr më së shumti vota në komunat serbe!
Dora e zgjatur e Serbisë, duke përdorur boshllëqet ligjore, kishte filluar me goranin Adem Hodza përmes ndihmave sociale dhe strukturave paralele në Dragash, ndërsa tash ajo pritet të realizohet me AH dhe një parti të sapoformuar rome.
Gabimin e partive boshnjake që kanë bërë me shkatërrimin e GP 6+ duke u alternuar nëpër gruper parlamentare shqiptare, dikush e ka vërejtur dhe për këtë është këshilluar fare mirë, prandaj sot e kemi Adrijana Hodzić.
Në qendrat ku graviton vota boshnjake ajo nuk ka fituar as 10 % të votave. Dhe ky është treguesi i qartë e i mundshëm i një sinkronizimi me Listën Serbe dhe i rrezikut për obstruksione në punën parlamentare e qeverisëse të qeverisë së re që pritet të formohet.
10+3 deputetë, nga 20 në total, do të thotë 2/3 e votave. Kështu të bllokon në miratimin e ligjeve.
Ndërhyrja e institucioneve dhe mekanizmave të drejtësisë është mëse e domosdoshme për këtë rast. Sepse, ndryshe qeveria e re do të mund të humbë 3 vota në Kuvend, dhe i bjen pastaj se VV i ka fituar të gjitha subjekte politike, por jo edhe LS-në.
Partitë shqiptare duhet të jenë të detyruara të deklarohen për këtë çështje. Sepse kjo sfidon legjitimitetin. E ligjshme, por aspak legjitime.
Arritja e një vendi boshnjak në Parlamentin e Kosovës me shumicën e votave të konfirmuara nga komunitetet specifike serbe në Kosovë është kundër vullnetit të votuesve boshnjakë. Legaliteti në këtë rast është në kundërshtim me standardet e vendosura tashmë.
Pra, jolegjitimiteti u referohet veprimeve që nuk e kanë bazën e tyre në standardet dhe parimet e njohura dhe të pranuara.
Mjaftë më me lëshime e favorizime të padrejta ndaj pakicave, ndaj një ditë duhet edhe të ndryshohet ligji i këtyre 20 vendeve të garantuara. Garantoni ruajtjen e kulturës, gjuhës, arsimit e të drejta tjera, por kush do politikë, le të konkurrojë si të tjerët me censin e garimit zgjedhor. Çdo akterë politikë duhet t’i nënshtrohet demokracisë së vërtetë.