Regjisori dhe skenaristi i filmit “Five Eyes” (Pesë sytë) që vazhdon xhirimet në Antalya, Guy Ritchie, për Turqinë tha se është një “frymëzim” i madh për të, transmeton Kosova Post.
Regjisori britanik Ritchie, përmes një videoje në Twitter vlerësoi Turqinë me fjalët: “Ushqim i mirë, njerëz të mirë, hotele të mira. Pas xhirimeve të mia 2 mujore këtu unë dua t’i xhiroj të gjithë filmat e mi këtu”.
Duke theksuar se i pëlqejnë vendet historike dhe qytetërimet antike ai tha se “Turqia është mjaft moderne por gjithashtu ka sharmin e civilizimeve antike”.
Ritchie tha se qyteti i lashtë mijëra vjeçar, Aspendos është një vend i mrekullueshëm. Për vendin e xhirimeve, tha se “Kjo është zyra ime 2 mijë vjeçare”.
Mijëra njerëz e pëlqyen atë
Regjisori potencoi admirimin e tij për rajonin. Ai vizitoi zonën historike ku ndodhen rrënojat dhe dha informacione një nga një në lidhje me zonën. “Sikur është ende e gjallë. Ishte e gjitha një qytet. Edhe një pjesë e shtegut këtu duket e paprekur”, tha Ritchie.
Ritchie përfundoi videon e tij duke theksuar se i pëlqen Turqia shumë dhe nëse është e mundur dëshiron të xhirojë më shumë filma në atë zonë.
Regjisori i famshëm po xhiron filmin në sheshin historik Kaleiçi dhe Cumhuriyet në Antalya.
Gjithashtu postimi i Ritchie mori mijëra pëlqime në rrjetet sociale. (AA)