Raportohet se një burrë ka goditur me thikë gruan e tij mbrëmë në Skënderaj, shkruan Kosova Post.
Policia rastin e ka cilësuar si ‘’ tentim vrasje’’, ndërsa i dyshuari është arrestuar.
Viktima femër për trajtim mejkësor është dërguar në QKUK, e i dyshuari me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje për 48 orë përderisa rasti është duke u hetuar.
Njoftimi i policisë:
Skenderaj 09.09.2020-05:00. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi që i njëjti kishte goditur me mjet të mprehtë (thikë) viktimën femër kosovare. Viktima është dërguar në QKUK për trajtim mjekësor ndërsa i dyshuari pas intervistimit me vendim të prokurorit i është caktuar masa e ndalimit policor për 48 orë. Rasti vazhdon të hetohet.