Kryetari i komunës së Skenderajt, Bekim Jashari ka njoftuar se sot organizata “Qatar Charity” ka dhuruar 400 pako ushqimore ku 250 prej tyre janë shpërndarë sot për familjet në nevojë, ndërsa pjesa tjetër do të shpërndahen ditët në vazhdim, shkruan Kosova Post.
Jashari përmes një postimi në Facebook ka falenderuar organizatën për përkrahjen e dhënë në vazhdimësi për familjet nevojtare të komunës sonë.
“Të gjitha ndihmat e dhuruara nga donatorët po shpërndahen përmes Drejtorisë për Shëndetësi dhe Mirëqenie Sociale, Qendrës për Punë Sociale, sipas listave të asistencës sociale” ka shkruar ai.
Postimi i plotë:
Organizata “Qatar Charity” ka dhuruar 400 pako ushqimore ku 250 prej tyre janë shpërndarë sot për familjet në nevojë, ndërsa pjesa tjetër do të shpërndahen ditët në vazhdim.
Në emër të komunës dhe të qytetarëve të Skenderajt falënderoj organizatën për përkrahjen e dhënë në vazhdimësi për familjet nevojtare të komunës sonë.
Të gjitha ndihmat e dhuruara nga donatorët po shpërndahen përmes Drejtorisë për Shëndetësi dhe Mirëqenie Sociale, Qendrës për Punë Sociale, sipas listave të asistencës sociale.
Bashkë!