Shkruan: Daut Dauti
Poeti, shkrimtari, gazetari dhe historiani i njohur malazez, Jevrem Brković (1933 – 2021) ka qenë edhe ideator dhe pionier i pavarësisë së Malit të Zi. Ai kurrë nuk e ka fshehur simpatinë dhe afrinë e tij me shqiptarët edhe në ditët e vështira që nga viti 1981. Për malazezët, ai nuk shihte miq më të mire se shqiptarët. Kur filloi lufta në ish Jugosllavi, Brkovići e kritkoi ashpër politikën e Millosheviqit dhe angazhimin e malazezëve në krahun serb. Madje, këkroi falje për krimet e malazezëve që ushtruan ndaj kroatëve, boshnjakëve dhe shqiptarëve në këtë luftë. Pas luftës erdhi në Kosovë dhe shkoi në Prekaz për t’u përkulur para varrit të Adem Jasharit.
Në vitin 1991 Brkovići shkoi në Shqipëri, pastaj në Kroaci, për t’i ikur burgut dhe tentim-vrasjeve që ia përgadiste rexhimi i Millosheviqit. Një ditë, derisa po shetiste rrugëve të Tiranës, siç tregonte vet Brkovići, para tij ishte ndalur një grup i fëmijëve. Fëmijët e habitur bëjnë me gisht në drejtim të tij dhe fillojnë të brohoritin:’Skenderbeu, Skenderbeu ….’
Në realitet, në fytyrën e Brkovićit vërehet ngjajshëmeria me Skenderbeun. Kjo është për shkak se Mara, motra e Skenderbeut, ka qenë e martuar për Stefan Crnojevićin, nga e cila familje rrjedhë Brkovići dhe me të cilin fakt ai është mburrur. Pamjet, shprehitë, dhe karakteret e njerëzve nuk janë të kota. Flasin për dicka, sikur në rastin e Brkovićit, këtij njeriu të madh.