Në një dhomë të vogël, të ndriçuar pak, një të shtune në mëngjes, një grup poetësh kongolezë po brohorisin për politikën dhe artin, varfërinë dhe seksin. Ata vegjetojnë mbi audiencën e ulur, duke bërë gjeste nevrike, shkruan The Economist, përcjell Kosova Post.
Dëgjuesit qeshin, tallen dhe herë pas here bashkohen duke i përsëritur refrenet ose duke duartrokitur. Kjo është saktësisht mënyra ‘Slam’ e artikulimit të poezisë, e cila është menduar që në krye të herës. Marc Smith, një ish-ideator amerikan që organizoi ngjarjen e parë të përballjes në botë në Çikago në 1984, do të impresionohej.
Smith promovoi ‘slamin’, në një formë të poezisë me fjalë që thuhen aty për aty, si një mënyrë për të çliruar rimat dhe figurat, për t’i bërë ato të arritshme. Ashtu si reperët, përballjet shkaktojnë betejë, ndërsa protagonistët gjykohen nga publiku. Ata dhënë nota, nga dhjetë, në fund të shfaqjeve, të pranishmit shprehin mendimet e tyre duke brohoritur ose sharë.
Slam arriti në Goma, një qytet me rreth 1 milion njerëz në Kongon lindore e cila ende i ruan plagët e trazimeve luftarake, e përplasjeve civile. Të rinjtë e sotëm janë frymëzuar nga rimat e para, të pa censuruara të artistëve si Grand Corps Malade (Trup i Largët i Sëmurë), një poet francez, i njohur për shkak të dëmtimeve të shtyllës kurrizore, dhe i cili shkruan për racizmin dhe vetminë në Parisin periferik./KosovaPost/