Prototipi i një makine fluturuese në Sllovaki që shndërrohet në aeroplan për më pak se 3 minuta është testuar me sukses.
Sipas Agjencisë së Lajmeve të Radio dhe Televizionit IRIB, kjo makinë mund të shndërrohet në aeroplan për më pak se 3 minuta dhe mund të fluturojë. Makina u ndërtua nga një profesor universiteti në Sllovaki me emrin Stefan Klein.
Kjo makinë mund të përshkojë një distancë prej një mijë kilometrash në një lartësi prej 2500 metra mbi tokë. Kjo makinë fluturuese, e cila është edhe hibride, mund të fluturojë për orë të tëra. Motori i kësaj makine është bërë nga kompania gjermane e automjeteve BMË. Makina fluturuese udhëtoi 35 minuta midis aeroporteve Nitra dhe Bratislavë.
Bërja e kësaj makine fluturuese mund të bëjë që ëndrra e njerëzve të bëhet e vërtetë në mënyrë që ata të mos përfshihen në trafikun e rëndë të rrugëve të qytetit.