Protestuesit të cilët kërkonin të drejta të barabarta si për të vaksinuarit kundër COVID-19 dhe atyre që nuk janë vaksinuar mbanin pankarta “Ndal fashizmit të koronës”, transmeton Kosova Post.
Policia sllovene përdori gaz lotsjellës dhe topa uji gjatë protestës së disa mijëra personave që kundërshtuan masat e ashpra të vendosura për parandalimin e një valë të re të COVID-19, shkruan AA.
Protestuesit brohorisnin “Liri, liri” dhe u përpoqën të bllokonin një nga rrugët kryesore në veri të Lubjanës mbrëmë vonë, njoftuan mediat.
Protestuesit, të cilët kërkojnë të njëjtat të drejta për ata të vaksinuar kundër COVID-19 dhe ata që nuk janë vaksinuar dhe që kundërshtojnë vendosjen e lejeve të COVID-19, mbanin pankarta me mbishkrimin “Ndal fashizmit të koronës”.
Protesta u mbajt pas pezullimit të imunizimit me vaksinën Johnson&Johnson pas vdekjes së një 20-vjeçareje ndërsa vaksina nuk do të administrohet derisa të përcaktohet nëse ka pasur lidhje me vdekjen e vajzës dhe vaksinës që ajo mori dy javë më parë.
Kjo ka shkaktuar zemërim, veçanërisht në mesin e atyre që kundërshtojnë vaksinimin.
Sipas të dhënave të fundit, pak më shumë se 47 për qind e popullsisë në Slloveni është vaksinuar kundër koronavirusit.