Sllovenia ka deklaruar fundin e epidemisë së virusit Covid-19, por një pjesë e masave do të mbetet ende në fuqi, transmeton Kosova Post.
“Sot është dita e fundit e epidemisë në Slloveni. Situata epidemiologjike është e favorshme, “njoftoi zëdhënësja e qeverisë Sllovene Maja Bratus në një konferencë shtypi.
Të gjithë ata që ndoqën masat, vendosën të vaksinohen dhe, mbi të gjitha, vepruan me përgjegjësi, janë kontribuues për këtë, theksoi ajo.
Masat aktuale anti-epidemike mbeten në fuqi deri të enjten, kur ato mund të ndryshohen.
Media sllovene deklaroi se mbajtja e maskave mbetet e detyrueshme në hapësirat e mbyllura publike, ashtu si përdorimi i dezinfektuesve dhe mbajtja e distancës së përcaktuar, njoftoi Tanjug./Kosova Post.