Solskjaer dëshiron që Cavani të qëndrojë në “Old Trafford” të paktën edhe nëj sezon.
Edinson Cavani ka nisur të gjejë veten te “Djajtë e Kuq”.
Ditë pas dite ai po luan më shumë dhe po përshtatet në ekipin e Manchester United.
Cavani shkëlqeu edhe mbrëmë në Europa League duke i shënuar dy gola Romës në fitoren 6-2 të Manchester United.
Ai shkoi në kuotën e 12 golave në 33 paraqitje, derisa ka dhuruar edhe pesë asiste.
Cavani vazhdon të mendojë se ku do të vazhdojë karrierën sezonin tjetër, por Ole Gunnar Solskjaer e do patjetër edhe një vit në “Old Trafford”. “Ai e di se çfarë dua dhe e din se do të më pëlqente ta kem këtu edhe për një vit tjetër”, u shpreh mbrëmë Solskjaer. /G.Express/