Champions League rikthehet sot për të luajtur ndeshjet e kthimit të fazës së 1/8-ave. Në 21:00 luhet në Torino, aty ku Juventus ka detyrën e vështirë dhe të madhe të përmbysë Porton.
Portugezët kanë fituar në shtëpinë e tyre me shifrat 2-1 dhe Juventusit do i mjaftonte edhe një fitore minimale me shifrat 1-0. Nëse Porto gjen golin, bardhezinjtë duhet të fitojnë me dy gola diferencë për të siguruar kualifikimin.
Në të njëjtën orë në “Signal Iduna Park” Borussia Dortmund pret spanjollët e Sevillas. Ndeshja e parë ishte plot me gola. Haaland hyri në skenë dhe përmbysi andaluzit, me sfidën që u mbyll 2-3 dhe i shkon shumë përshtat gjermanëve.
Sevilla, që të plotësojë përmbysjen i duhet të fitojë me patjetër me dy gola diferencë. Gjithçka është e hapur, duke parë se diferencat mes skuadrave nuk janë aq të mëdha. /abcnews.al