Robin Haxhi Krasniqi sonte do të ngjitet sërish në ring për të mbrojtur titullin kampion bote në peshën e mesme kundër gjermanit Dominik Boesel.
Një vit më parë Krasniqi arriti ta mund Boeselin me një nokaut brutal në raundin e 8-të. Pas këtij triumfi Krasniqi nuk ka zhvilluar asnjë meç, ndërsa Boesel u kthye në ring majin e kaluar me një fitore kundër Ondrej Budera.
Në karrierën e tij Krasniqi ka fituar 51 meçe, 19 prej të cilave me nokaut, teksa ka pësuar 6 humbje. Në anën tjetër Boesel në 32 meçe të zhvilluara, ka shënuar 30 fitore, 12 prej të cilave me nokaut. Përballja në mes Krasniqit dhe Boesel do të zhvillohet sonte në Magdeburg”me fillim orën 23:00.